Ohri

Madhështor dhe eksitues
Misterioz dhe befasues

scroll down

Qyteti modern i Ohrit është sot një qendër shpirtërore, kulturore dhe më e famshme turistike në Maqedoninë e Veriut. Në vitin 1980, rajoni i Ohrit u shpall si vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s për shkak të pasurisë së tij të paçmueshme kulturore dhe historike.

Vendet që duhet parë kur vizitoni rajonin e Ohrit janë:

  • Liqeni i Ohrit
  • Kalaja e Samuilit
  • Teatri Antik
  • Manastiri i Sh. Klementit
  • Manastiri Sh. Panteleimon, Pllaoshnik
  • Sh. Naumi i Ohrit
  • Sh. Jovan Bogoslov, Kaneo
  • Katedralja H. Sofje nga shekulli i 11-të
  • Kisha H. Bogorodica Perivlepta
  • Vendbanimi parahistorik i rindërtuar Gjiri i Kockave

Liqeni i Ohrit është liqeni më i vjetër i Evropës, si dhe liqeni i shtatë më i thellë në kontinent.

Liqeni i Ohrit është një strehë e veçantë e një numri të madh organizmash të ujërave të ëmbla me origjinë nga periudha terciare, të afërmit e të cilëve mund të gjenden vetëm në forma fosile. Pikërisht për këtë arsye mban emrin “Muzeu i fosileve të gjalla”. Mosha e tij e jashtëzakonshme, ekzistenca e vazhdueshme dhe izolimi gjeografik i kanë mundësuar shumicës së banorëve të liqenit të vazhdojnë procesin e evolucionit të tyre të mëtejshëm deri në ditët tona.

Përgjatë bregut të liqenit të Ohrit, vizitorët mund të shijojnë shumë plazhe, disa me rërë, disa të mbuluara me gurëz të bardhë të imët. Për ata që preferojnë turizmin aktiv, ka mundësi të ndryshme për të zgjedhur: zhytje, lundrime, kajak, ecje në këmbë nëpër shpate dhe male, alpinizëm, kalërim, speleologji dhe paraglajding.

Qyteti i Ohrit (i njohur si Lychnidos) ekziston për më shumë se 2500 vjet. Ka një histori të pasur të shumë civilizimeve të cilat banojnë në qytet, të gjitha duke lënë gjurmët e tyre në të. Legjenda thotë se qyteti u themelua nga mbreti fonekian i Tebës, Kadmus, i cili, pasi u dëbua nga Teba, iku në Echele. E gjithë kjo çoi në themelimin e qytetit të Lychnidos.

Ka shumë ndërtime dhe monumente që tregojnë rrëfime për jetën në Lychnidos. Aty ndodhet Teatri Antik, i cili u ndërtua në shekullin IV p.e.s. i zbuluar, i rindërtuar dhe duke u përdorur deri më sot pas dy mijëvjeçarësh; nekropoli i Trebenishtës i cili daton që nga shekulli i VII p.e.s.; më në fund, një numër i bazilikave të hershme krishtere dëshmojnë faktin se qyteti i Lychnidos, si dhe Ohri sot, ishte një qendër shpirtërore dhe peshkopate gjatë këtyre kohëve të lashta.

Pranë qytetit të Ohrit u gjetën shenja të rëndësishme historike, të cilat dëshmojnë se qyteti i Lychnidos ishte ndërtuar në rrugën kryesore romake Via Egnatia – rruga që lidhte Perandorinë Romake të Perëndimit dhe të Lindjes.

Hera e fundit që u përmend Lychnidos është gjatë mbretërimit të Justinianius, para se të goditet dhe të shkatërrohet nga një tërmet shkatërrues në vitin 526.

Pas kësaj emri Ohër shfaqet për herë të parë në vitin 879.

Disa vite më vonë, në vitin 886, vëllezërit Klementi dhe Naumi themeluan Shkollën Letrare të Ohrit në zonën e quajtur Pllaoshnik, ku filluan shkollimin vetëm një grup i përzgjedhur nxënësish. Klementi u bë patroni i shnenjtë dhe mbrojtësi i Ohrit.

Falë veprimtarisë së Klementit dhe Naumit, qyteti i Ohrit u bë qendër kulturore sllave në gjysmën e dytë të shekullit të IX-të dhe perandori Samuil e shndërroi atë në një qendër fetare dhe në kryeqytet të mbretërisë. Kalatë e tija akoma qëndrojnë edhe sot lart mbi qytet. Ohri kishte më shumë se 300 kisha, të gjitha me vepra arti nga periudha bizantine deri në periudhën e Rilindjes. Periudha e Rilindjes shënon periudhën më të pasur dhe më të vlefshme për artin në Ohër, me afro 30 ikona afreske të mbetura nga ajo kohë.