Rreth ESAP 2

Employment and Social Affairs Platform 2 (ESAP 2) (Platforma për Punësim dhe Çështje Sociale) synon të përmirësojë mundësitë e punësimit dhe kushtet e punës së grave dhe burrave në Ballkanin Perëndimor.

ESAP 2 është projekt rajonal 3-vjeçar (2019 – 2022) i financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe i zbatuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO).

ESAP 2 synon të identifikojë masat që do të reduktojnë punësimin informal dhe punën e padeklaruar, të përmirësojë efektivitetin e Inspektorateve të Punës në zbulimin e punës së padeklaruar dhe të përmirësojë dialogun social në nivel rajonal dhe kombëtar.