Misioni
Asociacioni e hoteleve, restoranteve dhe kafeneve – HOTAM është shoqatë tregtare vullnetare dhe jofitimprurëse e bizneseve hoteliere dhe hotelierike në Maqedoninë e Veriut. HOTAM punon për të përforcuar dhe përmirësuar klimën e biznesit të hoteleve në vendin tonë duke përfaqësuar dhe promovuar industrinë tek opinioni, organet qeveritare dhe organizatat aleate brenda dhe jashtë vendit. Ne ndihmojmë industrinë e hoteleve, atë të ushqimit dhe të pijeve për të përmirësuar shitjet dhe fitimet e tyre duke mbrojtur të drejtat, profesionalizmin, etikën dhe cilësinë e performancës së industrisë përmes vendosjes së standardeve të etikës dhe vlerësimit në një vijë me ata të Bashkimit Evropian.
Organizata
Organizata është themeluar në vitin 1992 si grup i shërbimeve turistike dhe të keteringut në kuadër të Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut.
Në vitin 2007 Asociacioni u riorganizua dhe u regjistrua si shoqatë e pavarur, joqeveritare, jofitimprurëse e hoteleve, restoranteve, kafeneve dhe kampeve – HOTAM – me seli në qytetin e Ohrit.
Ekipi menaxhues përbëhet nga kryetari, nënkryetarët e sektorëve të ndryshme të hotelierisë dhe bordi i drejtorëve i cili përbëhet prej 9 anëtarëve të bordit. Përveç kësaj, komisioni mbikëqyrës i zgjedhur prej pesë anëtarësh shqyrton të gjitha aktivitetet financiare të organizatës.
Derisa vendi përpiqet të lëvizë drejt një ekonomie tregu dhe integrimit eventual në BE, zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit të Maqedonisë së Veriut dhe promovimi i udhëtimeve hyrëse nga tregjet e huaja është bërë aktiviteti primar i HOTAMit.
HOTAMi është një nga organizatat e pakta hoteliere me ekip ekzekutiv dhe menaxhues të Asociacionit i cili është tërësisht në baza vullnetare.
Shërbimet
HOTAM ofron një varg shërbimesh për anëtarët e tyre dhe për sektorin e udhëtimeve dhe turizmit. Organizon dhe merr pjesë në panaire dhe seminare të shumta vendase dhe ndërkombëtare. Mbahen takime të rregullta dhe speciale, si dhe seminare dhe trajnime për transferimin e aftësive dhe shkëmbimin e informacionit. Organizata merr pjesë aktive në krijimin dhe përmirësimin e rregulloreve të industrisë.
Qindra materiale dhe shumë përpjekje shpërndahen çdo vit për të promovuar vendin si një destinacion të dëshirueshëm turistik dhe për të përmirësuar imazhin e industrisë së hotelerisë, ushqimit dhe pijeve në Maqedoninë e Veriut. Kryetari i Asociacionit përfaqëson anëtarësinë me agjencitë qeveritare, kryeson mbledhjet e rregullta dhe të posaçme të asamblesë dhe mbikëqyr krijimin dhe shpërndarjen e kartotetkave të përditësuara të hoteleve dhe broshurave të udhëtimit tek institucionet anëtare.
Beneficionet e grupit siç është koordinimi i marrëdhënieve të anëtarëve me furnizuesit dhe shpërndarësit për të fituar çmime dhe zbritje grupore, së bashku me iniciativë për marrjen e normave të ulëta të TVSH-së për sektorin e hotelerisë dhe turizmit janë nisur nga presidenti dhe stafi vullnetar prej tre personash në zyrën e sapokrijuar të Asociacionit në Ohër.
Tregu
Anëtarët aktivë të HOTAMit përfshijnë shumicën e hotelierëve më të mëdhenj në vend. Anëtarësimi në HOTAM ndihmon bizneseve të përmirësojnë fitimet e tyre dhe të rrisin vlerën e investimeve të tyre me trajnime për shitje dhe menaxhim, si dhe informacione dhe materiale të sofistikuara të marketingut. Kartoteka e hoteleve anëtare u konvertua kohët e fundit në një format ndërkombëtar të bazuar në simbole, duke ofruar një produkt shumë më miqësor dhe ekonomik, i drejtuar në kahje të shumë tregjeve të huaja në ekspanzion.
HOTAMi synon të zgjerojë bazën e anëtarësimit në disa mënyra. Ka anëtarë potencial të asociacionit jashtë industrisë kryesore të hotelerisë, siç janë shtëpitë për mysafirë, akomodimet private dhe shërbimet turistike, operatorët ndërkombëtarë të gatshëm për të hyrë në treg etj. Qëllimi i HOTAMit është të bashkojë të gjitha palët e interesuara në industrinë e hotelerisë, ushqimit dhe pijeve, me atë që menaxhmenti i tyre të fokusohet në zhvillimin e trendeve siç janë turizmi si religjioz, historik dhe eko-turizmi.